Ramadani i kërkon Ahmeti shkarkimin e bordit të stacionit të autobusave

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani, gjatë një konference për media ka paraqitur të gjeturat e auditorit për ndërmarrjen komunale të stacionit të autobusave.

Ramadani tha se Bordi ka dështuar që t’i përmbush rekomandiemt e auditorit të përgjithshëm, dhe se po ky bord ka shpenzuar më shumë sesa që ka pasur të hyra financiare.

“Përfaqësuesit e bordit të ndërmarrjes së  stacionit të autobusave kanë deshtuar t’i përmbushin rekomandimet e auditorit të përgjithshëm. Bordi ka shpenzuar më shume se që ka pas të hyra financiare”, tha Ramadani, duke shtauar më tutje së Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Shpend Ahmeti që ta shkarkojë bordin e kësaj ndërmarrje.

“Të gjitha të gjeturat nuk do të thotë që Lëvizja Vetëvendosje është për të privatizuar, por kërkojm nga Shpendi që të shkarkoj bordin e kësaj ndërmarrje dhe t’i ndaloj vjedhjet dhe keqmenagjimin sepse kjo është në dëm të qytetarëve të Kosovës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit