“Reforma Zgjedhore”, Gjiknuri: Nëse PD zgjedh nivel bilateral, jemi gati

Mos i humb

4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000...

​FMN: Sektori bankar nën presion deri në vitin 2025

Sektori bankar global do të mbetet nën presion deri në vitin 2025, madje edhe kur ekonomia globale të fillojë që të rikuperohet...

​Mitrovicë, 18 ditë pa asnjë rast me Covid-19

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se janë bërë 17 ditë prej kur kemi pasur rastin e fundit pozitiv...

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të komisionit. Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk ka sjellë asnjë propozim për çështjen zgjedhore.

“Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çfarëdolloj forme komunikimi, ne jemi të gatshëm që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it t’i marrim në konsideratë”.

Po kaq ai komentoi propozimin e opozitës, për një strukturë të posaçme për reformën zgjedhore, bërë në tryezën e organizuar nga OSBE/ODIHR. “Nuk është në autoritetin tim të merremi me strukturë të posaçme, por nëse në nivel bilateral PD zgjedh rrugë komunikimi, jemi të gatshëm ta marrim parasysh”.

Gjiknuri: “Natyrshëm që edhe çështja e sistemit zgjedhor, që kërkohet nga opozita jo parlamentare është pjesë e diskutimit. Do të adresohen me rekomandimet e OSBE ODIHR. E bëmë të qartë që çështja e sistemit apo vota e emigrantëve, do të duan më shumë kohë, si financimi apo reformimi i partive politike. Meqë ne nuk e kemi PD-në në tavolinë, këto çështje do t’i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, që çdo rekomandim të jetë i diskutuar për një konsensus të përgjithshëm.

Në çdo draft që do diskutojmë edhe ata kanë të drejtë për të bërë propozime, komente vërejtje, ashtu si shoqëria civile.

Ne kemi kërkuar PD të gjejë çdo lloj forme komunikimi me komisionin, edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Vetëm kuvendi do të miratojë Reformën Zgjedhore. Jemi gati që ato propozime, që janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, të merren në konsideratë”.

Lidhur me deklaratën e bërë nga vetë ai, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga Komisioni nëse PD pranon të ulet në tryezë, Gjiknuri tha se kjo është tashmë një çështje e ezauruar dhe se PD ka objektiva të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Këshilli Politik mblidhet sërish sot në orën 17:00

Takimi i radhës i grupit negociator për reformen zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 tek Pallati Kongreseve.

Përmirësoni tretjen me vaj ulliri – 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

Policia e Shtetit mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe...

​Mitrovicë, 18 ditë pa asnjë rast me Covid-19

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se janë bërë 17 ditë prej kur kemi pasur rastin e fundit pozitiv...