Rusët inagurojnë centralin bërthamor lundrues, ambientalistët: një “Çernobil” në det

Mos i humb

Centrali bërthamor lundrues “Akademik Lomonosov”, i ndërtuar në Rusi, filloi lundrimin e parë në det.

Ai doli nga kantierin në Shën Petersburg duke iu drejtuar Murmanskut në veriperëndim të Rusisë, aty ku reaktorët e saj do të mbushen me lëndë djegëse.

“Lomonosov”, siç është bërë e ditur, do të vihet në veprim në vitin 2019 në Arktik, pranë bregut të Cukotkës në Lindjen e Largët dhe do të furnizojë me energji elektrike këtë qytet port dhe impiante të naftës.

Por ky projekt është nën sulmin e kritikëve dhe ambientalistëve të cilët e kanë quajtur atë si “Çernobili lundrues”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit