SHBA, Kongresi diskuton mbi kompetencat e Trump për përdorimin e armëve bërthamore

Mos i humb

Komandanti i Forcave Strategjike të SHBA-ve (STRATCOM), Gjenerali i Përgjithshëm John Hyten tha se do ta kundërshtojnë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në qoftë se ai kërkon përdorimin e armëve bërthamore në mënyrë të paligjshme.

Gjenerali i përgjithshëm Hyten foli në Forumin Ndërkombëtar për Siguri Halifax në Kanada.

I pyetur për mundësinë e përdorimit të paligjshëm të armëve bërthamore nga Trump, gjenerali amerikan tha se “Disa mendojnë se jemi budallenj. Ne nuk jemi budallenj. Mendojmë shumë për këto çështje. Si mos të mendosh kur këto janë përgjegjësitë e tua”.

Duke treguar procedurat për përdorimin e armëve strategjike, gjenerali i përgjithshëm Hyten tha se “Si komandanti i STRATCOM unë e këshilloj presidentin, ai më tregon se çfarë të bëj”.

“Nëse vendimi i tij është i paligjshëm çfarë do të ndodh? Unë do ta them këtë: “Zotëri President, kjo është e paligjshme. Dhe mendoni se çfarë do të ndodh? Edhe ai do të më pyet se çfarë është e ligjshme dhe në bazë të gjendjes, ne do të përgjigjemi me opsionet nga aftësitë tona. Kjo funksionon kështu. Nuk është aq e komplikuar”, shton Hyten.

Ai tha se marrja e një vendimi të paligjshëm do të ketë një përgjigje. Komandanti amerikan pretendon se do të dënohet ai që merr vendime të gabuara.

Me vazhdimin e rritjes së tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, në Kongres po zhvillohen diskutimet për mundësinë e një iniciative bërthamore të administratës Trump.

Një grup i senatërove dhe anëtarëve të Kongresit, në mesin e të cilëve edhe republikanët, kërkojnë përgatitjen e një ligji i cili do të kufizojë kompetencat e Presidentit Trump lidhur me përdorimin e armëve bërthamore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit