Ballina Islam Shembull se si duhet të jetë sinqeriteti mes mësuesit dhe nxënësit?

Shembull se si duhet të jetë sinqeriteti mes mësuesit dhe nxënësit?

30
0

Shembull se si duhet të jetë sinqeriteti mes mësuesit dhe nxënësit?

E para që duhet të kenë synim lexuesi dhe nxënesi, është fytyra e Allahut të lartësuar, ka thënë Allahu i lartësuar: “Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, dhe të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zeqatin, sepse ajo eshte feja e drejte”.

Në dy librat e vërtet të Buhariut dhe Muslimit transmetohet se pejgamberi alejhi selam ka thënë : “Me të vërtet veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit), dhe çdokujt i takon ajo çka ka pasur për qëllim”. Ky hadith është nga bazat e islamit.

Transmetohet nga Abdullah ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë ) që ka thënë: “Me të vërtet mëson njeriu aq sa ka qëllimin e tij, dhe transmetohet nga dikush tjetër se ka thënë: “Me të vërtet ju jipet njerëzve në bazë të qëllimeve të tyre.”

Transmetohet nga mësuesi Ebu Kasim el Kushejri (Allahu e mëshiroftë ) që ka thënë: “Sinqeriteti është veçimi i të vërtetës në adhurim me qellim që me adhurimin e tij të synoj afrimin tek Allahu i lartësuar, e jo tjetër send prej syefaqësisë apo lavdërimi i njerëzve dhe pëlqimi i tyre, ose ndonjë kuptim tjetër përveç afrimit tek Allahu i lartësuar dhe pastaj vazhdoi: mund të thuhet se sinqeriteti është pastrimi i veprës nga njohja e krijesave.

Transmetohet nga Hudhejfe el Merashi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Sinqeriteti është barazimi i veprave të robit si jashtë edhe mbrenda.”

Transmetohet nga Dhenuni (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Tre gjëra janë nga simptomet e sinqeritetit: barazimi i lavdërimit dhe nënçmimit të njerëzve të thjeshtë, harrimi i shiqimit të veprave, dhe marrja e shpërblimit të veprave ne botën e amshueshme.”

Transmetohet nga Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Lënia e veprave për shkak të njerëzve është syefaqësi, veprimi për shkak të njerëzve është shirk, sinqeriteti është që të të mbron Allahu nga këto dyja.”

Transmetohet nga Sehl et Tusterij (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Njerëzit e mençur kanë shiquar ne spjegimin e sinqeritetit dhe nuk kanë thënë vetëm se që çdo lëvizje apo qetësim fshehurazi ose haptazi të jetë vetëm se për hir të Allahut të lartësuar, që nuk e përzien këtë (sinqeritet) asgjë, as për njerëz, as për ego, as për këtë bote.”

Transmetohet nga Serriju (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Mos vepro për hir të njerëzve asgjë, dhe mos lësho për hir të njerëzve asgjë, as mos u jep atyre asgjë, as mos u shpalos atyre asgjë.”

Transmetohet nga Kushejriju se ka thënë: “Më e pakta e sinqeritetit është që të barazohen e jashtmja dhe e brendshmja.”

Transmetohet nga Harith el Muhasibi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I sinqert është ai i cili nuk mërzitet nëse e humb çdo vlerë nga zemrat e njerëzve me qellim të përmirësimit të zemrës së tij, nuk ka dëshirë që njerëzit të i dijnë veprat e mira të shumta të tij, dhe nuk e urren njohjen e njerëzve ndaj veprave të këqija të tij.

Sepse urrejtja e tij ndaj njohjes së metave të tij nga njerëzit është argument se ai dëshiron të rritet tek ata, e kjo nuk është prej moralit të të sinqertëve dhe gjithashtu transmetohet nga dikush tjetër se: “Nëse e kërkon Allahun me sinqeritet…ta jep një pasqyrë që të shiqosh në të çdo send, nga çudirat e ksaj bote dhe të ahiretit.

Dhe fjalët e të parëve rreth kësaj janë të shumta ndërsa ne kemi aluduar në disa prej tyre më lartë, që të sqarojmë atë çka duhet dhe kemi përmendur diçka prej saj edhe disa gjëra tjera në librin “Sherh el Muhedheb” dhe në të kemi përmbledhur për etikën e mësuesit dhe nxënësit dhe të dijetarit dhe ai që dinë të bëhet dijetar, që është e mjaftueshme për nxënësin e diturisë. Allahu e din me se miri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here