Shqiptarët e Turqisë mirëpresin Programin Kombëtar për Rininë

Mos i humb

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti priti sot në takim anëtarin e Komisionit Parlamentar për Ballkan në Turqi, z. Rifat Sait, si dhe Profesorin e Universitetit të Stambollit z. Ermin Serin.

Hoti u shpjegoi mysafirëve Programin Nacional për Rininë si dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë, duke thënë se ky program mund të implementohet edhe në Turqi dhe se pret që shqiptarët që jetojnë atje të jenë pjesë e programit.

Sait, që dikur ishte deputet në Parlamentin e Turqisë nga komuniteti shqiptar, ofroi ndihmën e tij për programin duke thënë se do të shërbejë si urë lidhëse për shqiptarët.

“Është një program shumë interesant dhe ne jemi të gatshëm ta përkrahim pa asnjë rezervë. Ju i keni dyert e hapura në Turqi sidomos te komuniteti shqiptar atje. Ne me shumë kënaqësi do të bashkëpunojmë në implementimin e këtij programi për të rinjt tanë në Turqi. Ne do të punojmë së bashku që kultura shqiptare të mbetet gjallë”, tha Sait duke e falënderuar Hotin për mikpritjen.

Profesori Emin Serin tha se është shumë i lumtur që në vizitën e tij në Kosovë po i prezantohet një program konkret për të rinjt.

“Shoh se ky program është mundësi e shkëlqyer për të implementuar dhe për të investuar në diçka konkrete siç është edukimi, kultura dhe sporti. Ne jemi të interesuar që programe të tilla t’i mbështesim sepse janë motivim për të rinjt”, tha Serin.

Në fund të takimit, Hoti u dhuroi mysafirëve Programin Nacional për Rininë dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë në gjuhën turke./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit