Shumë prej zakoneve të përditshmërisë janë ato që ju shkaktojnë stres.

Mos i humb

Shumë gjëra që mund t’ju duken të zakonshme, mund të ndikojnë shumë keq në humorin apo në mirëqenien tuaj.

Ja cilat janë disa nga veprimet e përditshmërisë që ju rrisin stresin pa e kuptuar: Zgjimi vonë Nëse zgjoheni vonë do të jeni vonë për punë, nuk do të kosumoni mëngjes dhe nuk do të keni kohën që ju duhet për rutinën e mëngjesit.

Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit. Qëndrimi shumë kohë para televizorit Nëse mendoni që qëndrimi para televzorit ju relakson, e keni gabim. Kjo gjë shkakton stres, më mirë do të ishte të zgjidhnit të shëtisnit.

Konsumimi i ushqimeve të pa shëndetshme

Nëse mendoni se një mënyrë e mirë për të mposhtur stresin janë ushqimet e shpejta, e keni gabim. Thjesht do të shtoni në peshë dhe stresi do të shtohet edhe më shumë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të çliruar stresin. Mund të zgjidhni sportin tuaj të preferuar ose edhe të ushtroheni në palestër.

Mungesa e kohës për t`u kujdesur për veten

Për t`u ndjerë mirë është e rëndësishme të gjeni pak kohë për veten. Të dukeni bukur ju ndihmon edhe të ndiheni mirë shpirtërisht.

Mungesa e gjumit

Çdo njeri ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë, por shumica flenë shumë më pak. Kjo ju bënë të ndiheni të lodhur dhe sjell rritjen e nivelit të stresit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit