“Swiss Re”: 306 miliardë dollarë kostoja e katastrofave gjatë 2017-ës

Mos i humb

Kompania e sigurimit me qendër në Zvicër “Swiss Re” bëri të ditur se kostoja e dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore në botë gjatë vitit 2017 arrin shifrat në 306 miliardë dollarë.

Në një deklaratë nga kompania thuhet se dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyre, të cilat gjatë vitit 2016 ishin 188 miliardë dollarë me një rritje prej 63 për qind në vitin 2017 kanë arritur në 306 miliardë dollarë.

Për shkak të stuhive Harvey, Irma dhe Maria, si dhe për shkak të zjarreve në Kaliforni, Amerika është kontinenti më i prekur nga fatkeqësitë natyrore këtij viti.

Përkundër rritjes së madhe në bilancin e fatkeqësive, nuk ka ndonjë rritje të konsiderueshme në numrin e personave të cilët humbën jetën si pasojë e këtyre fatkeqësive.

Këtë vit më shumë se 11 mijë persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur për shkak të katastrofave natyrore.

Njësia hulumtuese e kësaj kompanie, Sigma zbuloi se në vitin 2017 ka patur rritje dyfish në humbje të pronës së siguruar, e cila ka arritur në 136 miliardë dollarë.

Stuhitë Harvey, Irma dhe Maria kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 93 miliardë dollarësh të mbuluara nga sigurimi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit