“Taksa ndaj Serbisë do të hiqet”

Mos i humb

BIRN: Qeveria ‘manipuloi’ bilancin e ndihmave për shtresat në nevojë gjatë COVID-19

Hatixhe Sula po kujdesej për të bijën tetraplegjike në kohën kur kamionët e ushtrisë zbarkuan pranë kampit të kontenierëve në Manzë –...

Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave nëse ka shumicë të kualifikuar

Kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian e përfundon të martën në mesnatë Kroacia ndërsa nga nesër do t’i takojë Gjermanisë. Presidenca Gjermane...

SHBA përgatitet për ‘valën e dytë’, ble gjithë stokun e ilaçit Remdesivir deri në shtator

Shba ble gjithë rezervat e medikamentit të koronës në gjith botën deri në shtator duke u përgatitur për valën e dytë.

KMLDNJ kërkon pezullimin e dialogut Kosovë-Serbi, ja arsyeja

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thotë se Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë.

Analistët politikë thonë se taksa mund të shfrytëzohet për negociatat por ajo do të hiqet pas presionin ndërkombëtar.

Jeta Krasniqi nga KDI tha se ka edhe raste të tjera të ngjashme që institucionet e Kosovës morën vendime në lidhje me Serbinë dhe që më pas u tërhoqën, prandaj edhe taksën e sheh si të tillë.

“Nëse i lexojmë deklaratat e bashkëkryesuesve të Ekipi Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë qoftë edhe për taksën.

Pala serbe bashkë me BE-në si dhe Letra e Trump bëjnë thirrje që të hiqet taksa dhe çdo masë që e bllokon dialogun, prandaj mbetet të shihet se si do të shkojë ky proces”.

“Ne kemi parë edhe më herët rastet të tilla. Vizita e Vuciqit në Ujman në fillim u bllokua por më pas nga presioni i BE-së iu dha leja që të hyjë”.

Krasniqi në Zona B të Klan Kosovës tha se taksa është i vetmi mjet për t’i bërë presion Serbisë.

“Përmes negociatave, të dyja palët po duan të forcojnë pozicionet e tyre. Por taksa për Kosovën është i vetmi mjet për t’i bërë presion Serbisë, pasi që e ka prekur ekonominë e saj duket se me këtë po ia arrin”.

Analisti Faton Abdullahu tha se përmes taksës skena politike ka fituar poena elektorale.

“Dy faktorë e kanë nxjerrë nga balta dhe shpëtuar skenën politike dhe ato janë ushtria dhe taksa. Kjo qasje tregon që politika është këndellë dhe ka fituar poena. Nëse analizohet e kaluara politike me demarkacioni mund të thuhet se Haradinaj do ta heqë taksën. Por taksa ia lëkundon karrigen atij dhe ai do të bëj çmos për ta mbajtur”.

Abdullahu tha se taksa solli edhe përçarje brenda pushtetarëve për meritat si dhe pozita e përçarë e fton opozitën në këtë situatë t’i bashkohet.

Ndërsa, analisti Valon Syla tha se taksa ka qenë sulm ndaj dialogut dhe ka pasur karakter ekonomik por se këto populizma qoftë serbë qoftë shqiptarë, BE nuk i lejon.

“Janë edhe serbët që e ndërtuan murin dhe më pas iu deshtë që ta rrëzojnë. Prandaj edhe Qeveria e Haradinajt e ka vendosur dhe ajo nuk mund të bie pa e hequr. Ky është mesazhi që iu është thënë në Bruksel”.

“Nga ajo që kemi parë si me trenin dhe me murin në Mitrovicë si me populizmat shqiptarë kanë rezultuar në tërheqje të pozicioneve. BE është mjaft e fuqishme të mos e lë të luajë me populizëm.

Syla tha se taksa u bë lojë e Thaçit ndërsa me dhënien e meritave Enver Hoxhajt dhe Kadri Veselit ai ka provuar t’ia heqë pak përgjegjësinë Qeverisë.

“Thaçi duhet ta ndajë përgjegjësinë që ta lehtësojë Qeverinë. Haradinaj është para një situate ku vetëm mund ta heqë taksën dhe nuk ka kohë që të bëhet zgjidhje. Është një afat i shkurtë që Qeveria ta heqë taksën që të përballemi me dialogun. Kjo taksë do të hiqet dhe nuk besoj që kjo do t’i jep apo heq vota dikujt”.

Ndërkaq, analisti Ismajl Tasholli tha taksa ishte një lloj domosdomshmërinë por jo e organizuar mirë.

“Kredia politika që krijoi taksa është dashur të zhvillohet në favor të dialogut dhe jo të interesave brendshme politike. Taksa duhet të përdoret kushtimisht për përfitime në negociata, por ajo është e pakuptimtë që të qëndrojë”.

Tasholli tha se cfarë do delegacioni të shkojë në dialog me Serbinë, relevanca jonë është shumë e vogël.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare i rëndësishëm është uniteti, që së paku ta pranojmë marrëveshjen sido që të vjen. Ajo do të na vjen e gatshme”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....