Thaçi e Vuçiç ballafaqohen sot në Forumin Europian Alpbach

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ballafaqojnë qëndrimet e tyre në një debat që do të zhvillohet sot, e shtunë, në Forumin Europian Alpbach.

Thaçi e Vuçiç do të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE.

“Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë”, ka shkruar të premten presidenti kosovar në Twitter.

Përveç Thaçit e Vuçiçit, në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë si presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidnti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit