Theresa May: Ligjvënësit “të ngrihen kundër krimeve të urrejtjes”

Mos i humb

Kryeministrja britanike, Theresa May, u bëri thirrje ligjvënësve britanikë që të ngrihen kundër islamofobisë dhe anti-semitizmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve në një seancë përfundimtare javore para festës së Pashkëve, kryeministrja May tha se krimet e urrejtjes nuk duhet të jetë pjesë e shoqërisë britanike.

“Mendoj se duhet të ketë një mesazh shumë të qartë nga të gjithë ne në këtë Shtëpi (Dhomë të Përfaqësuesve), se nuk ka vend për urrejtje racore, për krimin e urrejtjes në shoqërinë tonë”, tha May, duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetit konservator, Peter Bottomley.

“Ata nuk duhet të jenë pjesë e shoqërisë sonë, qoftë islamofobia apo anti-semitizmi. Kjo është diçka për të cilën ne të gjithë duhet të ngrihemi dhe të bëjmë çmos për t’i zhdukur nga shoqëria jonë”, tha May.

Përgjigjja e kryeministres May erdhi mes akuzave të anti-semitizmit të drejtuara në Partinë Laburiste dhe në prag të një të ashtuquajture “Ndëshkoni Ditën Muslimane”, të shpallur me letra anonime dërguar muslimanëve në Britani anembanë vendit.

Një grup prej rreth 500 personash zhvilluan një protestë para Parlamentit britanik të hënën e kaluar, duke akuzuar udhëheqësin e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn për “anën e murit të anti-semitizmit”.

Policia britanike kundër terrorizmit në ndërkohë ka nisur një hetim në një letër urrejtjeje që bën thirrje për aktet e dhunës kundër muslimanëve më herët këtë muaj.

Letra, duke njoftuar një të ashtuquajtur “Ndëshkoni Ditën Muslimane” më 3 prill, u bën thirrje njerëzve të sulmojnë muslimanët në formën e abuzimit verbal ose sulmit fizik, të tilla si heqjen e hixhabit apo shamisë së një gruaje ose duke hedhur acid ndaj tyre.

Policia e anti-terrorizmit tha se kishte marrë raporte për “komumunikime potencialisht të dëmshme të dërguara tek individët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Letra tregon një shkallë të “pikave” bazuar në veprimet e ndërmarra kundër muslimanëve. “Do të ketë shpërblime bazuar në veprimet e marra”, thuhet në letër.

Letra e urrejtjes nxit veprime terroriste për të “therrur një musliman duke përdorur një armë, thikë, mjet ose diçka tjetër” dhe “për të djegur ose bombarduar një xhami”.

Sipas policisë, poashtu në muajin mars, katër deputetë muslimanë të profilit të lartë morën pako të dyshimta që përmbanin një substancë të dëmshme.

Një anëtar i stafit gjithashtu u shtrua në spital pas kontaktit me substancën dhe zyrat e deputetëve më vonë u rrethuan nga policia.

May më herët dënoi shënjestrimin e ligjvënësve muslimanë të cilëve u janë dërguar paketa të dëmshme dhe kopje të një letre islamofobike “Ndëshkoni Ditën Muslimane”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit