TSK vazhdon pastrimin e Afrinit nga mjetet shpërthyese

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të cilat në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan Afrinin nga terroristët, vazhdojnë punimet për neutralizimin e mjeteve shpërthyese në qendrën e këtij qyteti.

TSK e cila në kuadër të këtij operacioni pastroi Afrinin nga pjesëtarët e organizatës terroriste, po neutralizon mjetet shpërthyese artizanale në qendrën e qytetit dhe po mbyllin gropat e hapura nga terroristët.

Në gjetjen dhe neutralizimin e mjeteve shpërthyese të vendosura në kurthe nga pjesëtarët e organizatës terroriste po angazhohet Ekipi i zbulimit dhe neutralizimit të minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale (METI). Pjesë e ekipit, të cilët po vazhdojnë kërkimet në rajonet e përcaktuara janë edhe qentë e trajnuar për zbulimin e mjeteve shpërthyese.

TSK e cila bënte kërkime në një barrikatë të hapur nga terroristët në veriperëndim të Afrinit, gjeti dy mjete shpërthyese artizanale të fshehur nën tokë.

Pas dhënies së paralajmërimit nga qeni për zbulimin e mjeteve shpërthyese “Leylak” kërkimet në fushë vazhduan me detektorët metalikë të minave. Pas gjetjes së mjeteve shpërthyese artizanale, përreth u morën masat e sigurisë. Më pas mjetet shpërthyese u neutralizuan në mënyrë të kontrolluar. Ndërsa gropa nga terroristët u mbulua me ekskavatorë të blinduar.

Ndërkohë vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin, i cili nisi më 20 janar me qëllim të vendosjes së sigurisë përgjatë kufirit dhe në rajon si dhe neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it në Afrin, në veriperëndim të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit