Turqi, burg të përjetshëm për 31 të akuzuar për grusht shteti

Mos i humb

Në procesin gjyqësor ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm.

Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i shkollave të xhandarmësirë të asaj periudhe gjeneral brigade Sadık Köroğlu. Ndërkohë që dosja e të akuzuarve të tjerë është ndarë për t’u gjykuar në një çështje tjetër.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e Institucioneve të Ekzekutimit penal Sincan në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe ato në gjendeje të lirë si dhe avokatët e tyre.

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit