Turqia restauron Xhaminë Ketchaoua, simbolin e pavarësisë së Algjerisë

Mos i humb

Ka përfunduar restaurimi i Xhamisë Ketchaoua, një ndër simbolet e miqësisë 500 vjeçare mes Turqisë dhe Algjerisë si dhe simboli i pavarësisë së Algjerisë.

Xhamia e cila gjendet në rajonin e quajtur Kasba në kryeqytetin e vendit, Algjeri, dhe për të cilën rrëfehet se është ndërtuar në vitet 1500, gjatë historisë për shkak të pushtimeve dhe konflikteve disa herë është përdorur jashtë qëllimit.

Në Algjeri, e cila 300 vjet ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme të Shtetit Osman, në periudhën 132 vjeçare koloniale pas pushtimit francez në vitin 1830, një numër i madh i monumenteve historike janë shkatërruar ose përdorur jashtë qëllimeve të tyre.

Xhamia Ketchaoua, një ndër simbolet kryesore të Algjerisë në bregdetin e Detit Mesdhe, pas pushtimit francez së pari është përdorur si depo ushtarake, kurse pastaj vendbanim për kryepeshkopët të këtij vendi. Pas shkatërrimit të xhamisë në vitin 1844 në vend të saj është ndërtuar një kishë e madhe dhe kjo ndërtesë kishte mbetur si katedrale deri në pavarësinë e Algjerisë në vitin 1962. Hapësira para xhamisë filloi të përmendet si sheshi i dëshmorëve pasi që në periudhën kur ishte shndërruar në kishë shkaktoi reagimin e madh të popullsisë dhe ndodhën ngjarjet ku humbën jetën qindra algjerian kundër francezëve.

Kjo xhami e cila ka një vlerë të madhe shpirtërore tek algjerianët dhe për të cilën kanë rënë dëshmorë, pas okupimit francez është shndërruar në simbol të pavarësisë.

Pas pavarësisë xhamia Ketchaoua sërish është shndërruar në xhami dhe është falur namazi i xhumasë, ndërsa në tërmetin e vitit 2003 kishte pësuar dëme të mëdha. Ajo në vitin 2007 është mbyllur për shkak të sigurisë, ndërsa përsëri ka ardhur në rend të ditës me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në këtë vend në vitin 2013. Me marrëveshjen arritur mes dy vendeve është marrë vendim për restaurimin e saj, ku punimet për restaurim i ka kryer TIKA. Një komision shkencor nga Turqia i përbërë nga akademikë, muralistë dhe kaligrasfistë për një kohë më gjatë se 2 vite zhvilluan punimet e restaurimit.

Zyrtarët theksuan se çdo ndërhyrje e bërë gjatë restaurimit është bërë pa dëmtuar gjurmët e periudhës së kaluar.

“Sikur mos të preken asnjëherë shenjtëroret”

Kjo xhami në kryeqytetin e Algjerisë e cila është ekzaminuar nga historianë dhe hulumtues nga Turqia pas restaurimit të saj, ishte mirëpritur me një mirënjohje të madhe për shkak se ishte bërë në përputhje me origjinalen dhe për shkak të reflektimit të arkitekturës dhe artit osman.

Historian i shquar nga Turqia, Prof. Dr. Ilber Orayli, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se, është jashtëzakonisht i kënaqur nga restaurimi i xhamisë Ketchaoua. “Është një kontribut i madh për Algjerinë, si dhe për historinë tonë”, tha ai.

Ndërsa Prof. Dr. Ihsan Sureyya Sirma, duke treguar se në Spanjë gjenden shembuj të ngjashme, tha se “Më parë ka qenë xhami, pastaj është bërë kishë, pastaj përsëri xhami dhe fatkeqësisht në këto gjeografi ndodhin ngjarje të tilla. Sikur mos të preken asnjëherë shenjtëroret”.

Ai duke e përgëzuar veçanërisht TIKA-n për restaurimin e xhamisë, u shpreh se elementet e përdorura gjatë restaurimit të saj janë tejet të bukura.

“Algjeria për ne ishte këndi më i largët i Perandorisë Osmane”

Edhe Prof. Dr. Idris Bostan ka treguar mendimet e tij në lidhje me restaurimin e Xhamisë Ketchaoua, duke u shprehur se e ka vizituar atë para 7-8 viteve dhe se në atë periudhë kjo xhami pasqyron gjurmët e periudhës franceze dhe ndjell ndjenjën e një katedraleje.

Ai më tej theksoi se xhamia njëkohësisht është vepër e periudhës osmane, por edhe është shndërruar në një simbol për historinë e Algjerisë. “Algjeria për ne ishte këndi më i largët i Perandorisë Osmane”, u shpreh ai për AA.

Bostan, vuri në dukje se edhe në vendet tjera të Algjerisë gjenden vepra të ngjashme si kjo xhami dhe shprehu dëshirën që edhe ato të restaurohen sikurse xhamia.

Ai tërhoqi vëmendjen se rajoni kujtohet me luftëra të mëdha, tregoi se osmanët kur kanë ardhur në këtë rajon kanë pasur një mbështetje të madhe kundrejt Spanjës.

“Populli sy mbushur tregoi rëndësinë e xhamisë”

Ndërsa Koordinatori i TIKA-s në Algjeri, Orhan Aydin, për AA tregoi se për shkak se Xhamia Ketchaoua gjendet në mesin e Trashëgimeve Kulturore Botërore të UNESCO-s, janë bërë ndërhyrje të kufizuara.

Ai theksoi se të gjitha punimet në këtë xhami janë bërë me përfshirjen dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Çështjeve Fetare dhe Fondacioneve të Algjerisë dhe tregoi se restaurimi ka zgjatur 3 vite.

Aydin gjithashtu duke rikujtuar se Xhamia Ketchaoua është simboli i pavarësisë së Algjerisë, u shpreh: “Banorët në disa kohë kur e vizitoja rajonin duke ardhur tek unë sy mbushur tregoni rëndësinë e xhamisë për tyre. Presin me një emocion të madh hapjen e saj”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit