Ushtria izraelite arreston 14 vjeçarin palestinez në spital

Mos i humb

Ushtria izraelite ka kryer bastisje ndaj një spitali në Kuds, me ç’rast ka arrestuar një palestinez i cili ndodhej në spital në gjendje të plagosur.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite thuhet se 14 vjeçari palestinez është arrestuar në spitalin El-Makasıd, ku vazhdonte trajtimi i tij, me pretendimin se ka tentuar të hedhë koktej molotovi kundër forcave të sigurisë.

Në deklaratë thuhet se fëmja palestinez e ka plagosur veten përderisa përpiqej të hedhte koktejin e molotovit. Pas arrestimit të tij, njoftohet se palestinezi është transferuar në një spital izraelit.

Forcat izraelite kryejnë pothuajse çdo ditë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Sipas të dhënave zyrtare, në burgjet izraelite ndodhen afro 7 mijë palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit