Ushtria izraelite ndërhyn ndaj protestuesve palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të cilët protestonin kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, në qytetin Bejtullahim të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Dhjetëra palestinezë të cilët me thirrjen e grupeve palestineze u mblodhën në rajonin Bab er-Rezzak për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, marshuan drejt hyrjes veriore të qytetit.

Protestuesit të cilët brohoritën slogane kundër qeverisë së Washingtonit, në duar mbanin flamuj të shteteve të cilët votuan “pro” projekt-rezolutës për Kudsin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Ushtarët izraelitë ndërhynë në protestë me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Një numër i madh i palestinezëve u ndikuan nga gazi i hedhur lotsjellës.

Pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për njohjen e “Kudsit si kryeqytet të Izraelit”, u mbajtën protesta të shumta, duke filluar nga Kudsi Lindor i cili ndodhet nën pushtim si dhe në vende të ndryshme të Bregut Perëndim dhe në kufirin me Gazën.

Ushtarët izraelitë po ndërhyjnë në këto protesta me gaz lotsjellës, plumba gome ndërsa kohë pas kohe me plumba të vërteta.

Vendimi i përgatitur me iniciativën e Turqisë dhe që e konsideron të pavlefshëm vendimin e Trumpit, u miratua me votën “pro” të 128 vendeve, ndërsa shtatë vende votuan “kundër” duke qëndruar pranë SHBA-ve dhe Izraelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit