Vrasjen e Ivanoviç e dënon edhe Ambasada e Zvicrës

Mos i humb

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dënon ashpër vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviçit dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të Kosovës që të hetojnë plotësisht incidentin dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella familjes dhe miqve të Oliver Ivanoviçit”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar të BE-së midis Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të angazhohen në dialog, që është në interes të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit