VV bllokon certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në katër komunat veriore

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet që do të mbahen në veri.

Anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Lista Serbë duhet të distancohet nga letrat e dorëheqjes së katër ish-kryetarëve të komunave, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, vetëm nëse plotësojnë këtë kërkesë mund të certifikohen nga KQZ-ja.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Kandidatët e Listës serbe duhet të distancohen publikisht nga qëndrimet në letrat e dorëheqjes, ku cënojnë sovranitetin e Kosovës dhe shkelin Kushtetutën, duke iu referuar Kosovës si “Kosovo i Metohija”. Po ashtu duhet të distancohen nga premtimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht.

Vetëm nëse plotësojnë këto kërkesa mund të certifikohen nga ana e KQZ-së. Në të kundërtën, ju mbetet me ia kthy borxhin PAN-i ose me u anku në Gjykatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit