Zyrtare/ Ja kur janë datat e aplikimeve për programet master

Mos i humb

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga programet e nivelit master në institucionet e arsimit të lartë publik në vend, kanë mundësinë të aplikojnë deri në 12 tetor të këtij viti.

“GSH” zbardhi vendimin në të cilin theksohet se këto aplikime për master shkencor apo profesional do të kryhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore. “Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjithakategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 12 tetor 2018 dhe në IAL-të jopublike deri në datën 19 tetor 2018”,-nënvizohet në udhëzimin e MASR të publikuar në Fletoren Zyrtare.

LEXO EDHE:

Besimtarë mos bëni sikur harroni, ja çfarë duhet të bëni sot me mishin e Kurbanit!

Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se brenda datës 22 tetor 2018, IALtë publike dhe brenda datës 29 tetor 2018 IAL-të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme,në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara. Ndërkohë aplikantët do të kenë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve, ku institucionet e arsimit të lartë janë tëdetyruara të shprehin me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

REGJISTRIMI

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së publike deri në datën 30 tetor 2018 dhe deri në datën 6.11.2018, pranë sekretarive mësimore përkatëse të IALsë jopublike. “IAL-ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar, brenda datës 1 nëntor 2018 për IALtëpublike dhe 8 nëntor 2018 për IAL-të jopublike. Njësitë kryesore të IAL-ve, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë dheverifikimin e dokumentacionit të pranimit sipas kuadrit ligjor në fuqi. Procesi menaxhohet dhe monitorohet nga rektoratet”,-theksohet në udhëzim. Pranimi, në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “master profesional” dhe “master i shkencave”/ “master i arteve të bukura”, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, do të realizohet në bazë të përzgjedhjes së bërë nga IAL-të, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht. Kriteret dhe dokumentet Të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit kanë të drejtë të aplikojnë në një nga programet e studimit në nivel master. Këtë aplikim mund ta kryejnë edhe studentët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar.

Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë MASR/QSHA, brenda muajit dhjetor 2018. Ndërkohë kandidati duhet të paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe të bëjë dorëzimin e dokumentacionit përkatës. Respektivisht në udhëzim theksohet se konkurrenti për programet e studimit në master duhet të paraqesë diplomën ose fotokopjen e saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikëne Shqipërisë. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe: Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopjen e tyre të njësuara me origjinalin; formularin e aplikimit; fotokopjene mjetit të identifikimit; si dhe dy fotografi personale. Ndërkohë kandidatët e kategorive të veçantaduhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë: fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Sakaq, kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa aplikanti nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.

“Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në IAL-në publike dhe/ose jopublike, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. QSHA-ja pas verifikimit i kërkon IALve ta çregjistrojë atë. IALtë shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, proceduratpërkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që igjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve. Këto njoftime bëhenpranë fakulteteve respektive dhe IAL-së, si dhe në median e shkruar dhe elektronike”,-theksohet nëvendim. Brenda datës 19 nëntor 2018 institucionet e arsimit të lartë duhet të dërgojnë pranë Qendrëssë Shërbimeve Arsimore, listën e studentëve të regjistruar, me qëllim pajisjen me numër matrikullimi. Për të gjithë emrat e studentëve të dërguar pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikullimit dhe QSHA-ja të kërkojë nga IAL-ja çregjistrimin tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit