​Kurti në Japoni shpreh interesimin për investime në Kosovë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po merr pjesë në funerali shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Udhëheqës nga mbarë bota janë mblidhur në Tokio për t’i dhënë lamtumirën kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë, i cili u vra në një tubim elektoral në korrik.

Gjatë kësaj ngjarje Kurti ka zhvilluar disa takime.

“Gjatë vizitës dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin z. Shinzo Abe, zhvillova takim me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, z. Hiroyuki Hosoda, i cili na priti në rezidencën e tij zyrtare. I shoqëruar nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, z. Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Kurti ka shtuar se, me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin.

Kryeministri Kurti paraprakisht, ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit