Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm. Erdogan: Aleatët nuk do t’ju shpëtojnë

Mos i humb

Vazhdojnë tensionet dhe deklaratat provokative mes liderëve të Greqisë dhe Turqisë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar deklaroi se Ankaraja ka mbetur vetëm, pasi Athina gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kundër tyre nuk kanë vetëm Greqinë, kanë gjithë Evropën, por edhe aleatët tanë të NATO-s. Atë që kishim për të thënë, i thamë qartë në OKB. Si për vijat e kuqe ashtu edhe për qëndrimin miqësor ndaj popullit turk.

Pala tjetër mund të përsërisë në mënyrë monotone gënjeshtrat dhe kërcënimet e saj. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt në pozicionet tona të pastra me forcën e ligjit ndërkombëtar , vigjilencën e forcave tona të armatosura, mbështetjen e aleatëve tanë.

Mirëpo nuk ka vonuar reagimi i udhëheqësit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti turk nënvizoi se mbështetja e aleatëve nuk do t’i shpëtojë grekët, teksa hodhi serish akuza ndaj Athinës për kryerjen e një “pushtimi të fshehtë” të ishujve të Egjeut lindor.

“Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që ata kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asnjë vlerë për ne.

Fuqia jonë tejkalon Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë.”

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, përgjegjës për punët e jashtme, Peter Stano, i beri thirrje Ankarasë ë respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në frymën e fqinjësisë së mirë me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit