​Zelensky dhe drejtoresha e FMN-së diskutojnë për “rindërtimin e pasluftës” të Ukrainës

Mos i humb

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të dielën se bisedoi me drejtoreshën e FMN-së Kristalina Georgieva për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.

Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta dhe perspektiva. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.

Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.

Ushtria ruse në Ukrainë ka shkaktuar dëme të pallogaritshme për momentin pasi sulmet vazhdojnë dhe disa qytete janë shkatërruar nga bombardimet që i kanë marrë jetën mijëra ukrainasve, shumica civilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit