1 korriku do të jetë dita kombëtare e Palestinës kundër planit të Izraelit për aneksim

Mos i humb

Kryetari i zyrës ndërkombëtare për shtyp të Hamasit, Raafat Murra, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Hamasit është shprehur se “1 korriku do të jetë një ditë kombëtare ku palestinezët do të njoftojnë në mënyrë të fuqishme kundërshtimet e tyre kundër planit të Izraelit për aneksim”.

Dita kombëtare do të jetë një ditë ku do konfirmohet identiteti, përkatësia dhe projekti kombëtar i Bregut Perëndimor, tha Murra duke shtuar se ka një konsensus gjithëpërfshirës kundër planit të aneksimit mes të gjithë palestinezëve brenda dhe jashtë vendit.

Murra theksoi se uniteti kombëtar që do të sigurohet në bazë të rezistencës dhe luftës është rruga më e rëndësishme për të bërë që të dështojë plani sionist.

Sot në Gaza me thirrjen e grupeve palestineze pritet të mbahet një marshim me qëllim për të reaguar ndaj planit të aneksimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë dje në një program në ministrinë e jashtme, dha sinjalin për vonesë në planin e tij të “aneksimit” që ka në objektiv të zbatojë që nga 1 korriku.

Teksa Netanyahu dëshiron të vendosë në zbatim planin e tij të “aneksimit” duke filluar nga 1 korriku, theksohet se SHBA kërkon që të mos tregohet nxitim në zbatimin e planit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë”, Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit