
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë diskutimit në tryezën për pritshmërit e Samitit të Berlinit për dialogun Kosovë-Serbi, tha se presidenti Hashim Thaçi nuk ka hequr dorë nga ideja e tij e rrëzikshme për korrigjim të kufijeve.
Sipas tij, presidenti Thaçi ka hapur projekte të reja duke vë në pikëpytje territorin e vendit.
Siç tha Konjufca, Samiti i Berlinit ia bëri të qartë Hashim Thaçit sa i përket korrigjimit të kufijeve, derisa tha ai se Samiti i Berlinit ishte një përpjekje për t’i dërguar gjërat në binar.
“Kosova nuk i ka ndodhë që me u përfaqësu në takime të mëdha ndërkombëtare. Ndodhë që presidenti në deklarimet para mediave u mundua që të jetë si i koordinuar me kryeministrin. Por, ne prap e dimë se ende nuk ka hequr dorë nga ideja e tij e rrezikshme për shkëmbin të territoreve. Ai nuk e fshehu as gjatë deklarimeve publik, shteti i Kosovës dëmtohet shumë, në vend se të shkohet me vendime e jo në shpresa. Presidenti ka hapur projekte të reja dukë vë në pikëpytje integritetin e vendit e jo rrugën përpara. Samitin e Berlinit e shoh si një përpjekje për t’i dërguar gjërat në binar, edhe samiti i djeshem i dha mesazhet e qarta sa i përket kësaj temë”, u shpreh Konjufca. /Kosova Post/


