Tre tanke izraelite kaluan gardhin teknik që ndan Libanin nga Izraeli, transmeton (AA).
Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve raportoi se tre tanke shpërthyen gardhin teknik në qytetin Mays al-Jabal.
Sipas transmetuesit, një bombë fosfori u shkrep nga një prej tankeve. Nuk u raportuan lëndime.
Të tre tanket u tërhoqën më vonë nga zona, ndërkohë nuk ka asnjë koment nga pala izraelite.
Gardhi teknik është një gardh i ndërtuar nga Izraeli përgjatë vijës kufitare 79 kilometërshe midis Libanit dhe Izraelit.
Javët e fundit janë përshkallëzuar tensionet përgjatë kufirit Liban-Izrael.