Largimi masiv i shqiptarëve gjatë viteve të fundit ka qenë temë e diskutimit të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Moravë.
Rama teksa tha se qeveria se do ta bëjë vendin zgjedhje të parë për qytetarët shtoi se tani ka më shumë shqiptarë që ikin sesa ata, të cilët zgjedhin që të qëndrojnë në vend. Por ka bërë një gafë. Sipas tij, në të ardhmen sërish do kenë shqiptarë që duan të ikin.
“Në këtë dekadë realisht ky vend bëhet zgjedhja e parë. Kush do të iki, le të iki. Shyqyr nuk jemi në bunker që nuk dilet dot. Është fazë historike që ikin më shumë sesa kthehet. Do të vijë një fazë tjetër që do rrinë më pak sesa do ikin. Për të shkuar në atë fazë duhet punë,”– tha Rama.
Pra pavarësisht premtimeve që Rama ka bërë gjithë këtë kohë, pra largimi i të rinjve dhe jo vetëm do të jetë problem madhor….


