Dalin pamjet e para nga burgu të armikut të Putin

Mos i humb

Kritiku më i madh i Presidentit Vladimir Putin, Alexei Nacalnyt, prej disa muajve gjendet prapa hekurave në një burg të Rusisë.

Ditët e fundit, mediat kanë publikuar se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, madje kanë theksuar se Navalnyt është ankuar se nuk ka marrë shërbim mjekësor për dhimbje shpine dhe problemet që ka në këmbën e djathtë.

CNN, ka publikuar pamjet e para të liderit opozitar rus, teksa shihet duke shëtitur brenda qelisë. Politikani rus u burgos në muajin shkurt dhe pritet të qëndrojë në qeli së paku dy vite e gjysmë, për shkak të shkeljes së një dënimi me kusht.

Moska, e cila ka hedhur dyshime mbi helmimin e tij, e përshkruan Navalnyn si një ngatërrestar të mbështetur nga Perëndimi i vendosur për destabilizimin e Rusisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit