Pranga 18-vjeçarit në Shkodër, vodhi një shumë parash nën kërcënimin e armës në një dyqan

Mos i humb

Një 18-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet së ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e armës në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A. C., banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Sipas policisë ky person dyshohet se paraditen e datës 2 Prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një dyqan.

Po ashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i 18-vjeçarit dhe po punohet për kapjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit