Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar pamjet nga qendra shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje, që për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat është bërë i pakalueshëm.
Ai ka denoncuar rastin, duke theksuar edhe faktin se është munduar me çdo mënyrë duke i bërë thirrje drejtuesit të kompanisë nën kontratë të korrigjojë problemin, por asgjë nuk ka ndryshuar.
Postimi i plotë i Braçes:
KJO ESHTE QENDRA E RE SHENDETESORE NE KEMISHTAJ!
Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;
Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero.
Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate;
E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet;
Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje;
KONTRAKTUESIT TE MOS MARRIN NE DOREZIM OBJEKTIN PA U RREGULLUAR CDO GJE!

Qendra shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje.


