DIBER- Një filial i institucionit financiar Kredo.al në Peshkopi, është grabitur ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare një person i maskuar me kapuç me një thikë në dorë është futur brenda saj dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar në drejtim të paditur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit”- njofton policia.