I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet 27-vjeçari që humbi jetën

Mos i humb

CËRRIK– Identifikohet i riu që humbi jetën sot në Cërrik pasi i shpërtheu në dorë një lëndë plasëse. Ai është Erjon Rexhepi 27 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht u raportua si shpërthim bombole gazi, por policia bën me dije se të riut i ka shpërthyer lënda plasëse në dorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit