Për shkak të numrit të lartë të mungesave të stafit për shkak të koronës, kompania hekurudhore “Léman Express” në rajonin e Gjenevës po redukton orarin në fundjavën që vjen, deri të hënën.
Në disa departamente të kompanisë nuk ka më staf rezervë.
Të mërkurën, pesë trena të Léman Express u desh të anuloheshin në minutën e fundit për shkak të pjesëtarëve të sëmurë të stafit, ka njoftuar të enjten SBB.
Linjat L2 dhe L4 midis Coppet VD dhe Annemasse F tani do të anulohen deri të hënën.
Po ashtu për shkak të mungesës së stafit të prekur nga korona, kompania e transportit publik të Cyrihut (VBZ) kishte njoftuar në të njëjtën ditë se do të ndalonte plotësisht funksionimin e linjës 15 të tramvajit.
Ndërsa dy ditë më parë, të martën, “Treni Regionali Ticino Lombardia SA (Tilo)” ka njoftuar se disa lidhje midis Chiasso-s (Zvicër) dhe Como-s (Itali) si dhe midis Como-s dhe Varese-s janë anuluar për shkak të shoferëve të sëmurë të trenave.
I prekur është treni S10, i cili lidh qytetet Biasca me Como nëpërmjet Bellinzonaës