Presidenti Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në orën 12:30 do të presë kryetarit e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Më herët, Meta bëri të ditur nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.
Zgjedhjet pritet të prekin 6 bashki, ku kryetarët kanë humbur mandatin për shkaqe të ndryshme.