Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat reagoi për çështjen e inceneratorëve.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se në ecurinë e inceneratorëve ka kontrata të cilat janë jashtë fushës.
“Kjo që po ndodh sot me hetimet e incenernatorëve është meritë e LSI në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK.
U tentua me Komisionin të varroste të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet , por do ta çojmë deri në fund.
Kjo çështje është grup i strukturuar kriminal sepse nëpërmjet parave janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike shqiptare.
Në fakt tani dosja është SPAK dhe çdo ecuri e kësaj çështje do ndiqet”,u shpreh ajo, ndërsa shtoi: “Kujtoj që para 1 viti kam denoncuar që do të vinin nga Malta para për tu përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni edhe me këtë fakt”, ka thënë më tej Kryemadhi.


