Kryebashkiaku: Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin

Mos i humb

Kryetari i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ka thënë se vendi vazhdon të jetë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse, sipasThe Guardian.

“Janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në të gjithë qytetin,  Federata Ruse vazhdon të bombardojë Kharkivin,” tha kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Rreth 1 milion njerëz kanë mbetur të bllokuar në qytet ndërsa rreth 30% e popullsisë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar janë evakuuar. Raportet vijnë pasi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha këtë mëngjes se forcat ruse po vazhdonin ofensivën e tyre në lindje të vendit me qëllim vendosjen e kontrollit të plotë mbi rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

Që nga pushtimi i Ukrainës, qyteti verilindor i Kharkiv është përballur me sulme të vazhdueshme.

Ndërsa më shumë se një duzinë stacione metrosh janë shndërruar në strehimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit