Von der Leyen në Tiranë| Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për integrim në BE, përveç atij gjeostrategjik

Mos i humb

Në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Tiranë, ngjarje që u prit me vëmendje të madhe nga autoritetet shqiptare dhe aktorë të ndryshëm politikë.

Me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate publike, duke i uruar mirëseardhjen Von der Leyen-it dhe duke e falenderuar atë për mbështjetjen ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë, por sipas tij, vendi ynë nuk është ende gati.

“Në fakt sto është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj. Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë. Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.”, tha Berisha.

Sipas tij, pavarësisht kësaj mbështetjeje të palëkundur për integrimin europian, Shqipëria aktualisht nuk i përmbush kriteret themelore për anëtarësim në BE. Përveç njërit, atij gjeostrategjik.

“Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve. Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi.”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit