
Kosova shkon në dialog për të siguruar njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB.
Kështu tha Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi dhe me Ekipin Negociator.
“Vendimi është shumë i qartë pse shkojmë në dialog, njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB. Takimet do t`i kemi bashkarisht. Po besoj dhe duhet të jemi bashkë si Kosovë, është proces i lirisë, i sovranitetit, i territoreve, është proces me na njoftë Serbia si shtet”, tha Veseli.
Veseli premtoi se nga ky process i dialogut do të ketë transparencë.
“Ajo çfarë dua të ju siguroj është se transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimin e vet për dialog para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha kreu i Kuvendit.
Takimin e thirrur nga Veseli me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, e kanë injoruar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. /KosovaPost/


