A kishte marrëveshje Pacolli me Serbinë për Demarkacionin?

Mos i humb

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli, ka mohuar të jetë marrë vesh me autoritetet e Serbisë që të bllokohet demarkacioni derisa të përfundojnë zgjedhjet për kryetar të Beogradit.

Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është një përpjekje e ulët që ta akuzohet se ka sabotuar votimin e demarkacionit dhe për këtë ka bërë marrëveshje me serbët.

“Derisa unë po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit! Sa e ulët është kjo. Dikush po gënjen qëllimkeqshëm.

E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (që serbët, të mërkurën nuk do të votojnë), në mënyrë realiste, pa folklorizëm”, ka shkruar Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit