Afrikë, vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në përditësimet e të premtes në mëngjes, Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) theksoi se 5.083 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë 24 orëve fundit, duke e rritur në 129.565 numrin e përgjithshëm.

Numri i vdekjeve me 94 rastet e reja arriti në 3.790, ndërsa me 2.319 të shëruarit numri i përgjithshëm i tyre arrit në 53.414.

Afrika e Veriut vazhdon të jetë rajoni më i goditur në kontinent me 38.900 raste dhe 1.700 viktima, e pasuar nga Afrika Perëndimore me 32.100 raste dhe 678 vdekje.

Afrika Jugore është e treta në listë me 29.500 raste dhe 601 vdekje, përpara Afrikës Lindore me 14.800 raste dhe 397 vdekje, dhe Afrika Qendrore me 14.300 raste dhe 368 vdekje.

Me 27.403, Afrika e Jugut ka më së shumti raste të konfirmuara të COVID-19 në kontinent, e ndjekur nga Egjipti me 20.793.

Egjipti, megjithatë, ka numrin më të lartë të vdekjeve, 845 kurse Afrika e Jugut është e dyta me 577 vdekje.

Në Afrikën Perëndimore, Nigeria ka 8.900 raste dhe 259 vdekje, Gana 7.300 raste dhe 34 vdekje, Guinea 3.600 raste dhe 22 vdekje, Senegali 3.300 raste dhe 41 vdekje dhe Bregu i Fildishtë 2.600 raste dhe 32 vdekje.

Në Afrikën Qendrore, 175 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Kamerun, 69 në Republikën Demokratike të Kongos, 65 në Çad, 19 në Republikën e Kongos, 14 në Gabon, 12 në Guinea Ekuatoriale dhe 12 në Sao Tome dhe Principe.

Në Afrikën Lindore, Sudani ka regjistruar 195 vdekje deri më tani, Somalia 72, Kenia 58, Tanzania 21, Xhibuti 20 dhe Sudani Jugor 10.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit