Akar: Bisedimet për zonën e sigurt në Siri janë konstruktive

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka deklaruar se bisedimet për zonën e sigurt në Siri janë duke vazhduar, dhe se pritet të përfundojnë në orët në vijim.

Akar, këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve që zhvillohet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Ai tha se kanë vëzhguar që bashkëbiseduesit e tyre i janë afruar pikëpamjeve të tyre. “Mbledhjet janë pozitive, kaluan tejet konstruktive”, u shpreh Akar.

“Dëshirojmë që të veprojmë dhe punojmë së bashku me aleatët tanë amerikanë. Nëse nuk është e mundshme, kemi përsëritur shumë herë se do të bëjmë atë që është e nevojshme” theksoi ai.

Ai gjithashtu njoftoi se planifikimet e tyre për zonën e sigurt kanë përfunduar, por dëshirojnë që të bashkëveprojnë me SHBA-të.

Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.

YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

Ministria turke e Punëve të Jashtme, të premten theksoi se nëse përpjekjet për të gjetur terren të përbashkët me SHBA-të rezultojnë të pasuksesshme, Turqia do të duhet të formojë e vetme një zonë të sigurt në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit