Tensionet në Kashmir, Malajzia kërkon bisedime nga India dhe Pakistani

Mos i humb

Malajzia u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit që të angazhohen me njëri tjetrin dhe të mbajnë dialogun, përderisa po përshkallëzohen tensionet rreth rajonit të kontestuar të Xhamu dhe Kashmir.

“Malajzia po mbikëqyrë situatën në Xhamu dhe Kashmir. Malajzia ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore edhe me Indinë edhe me Pakistanin”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë.

Kjo erdhi pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan, bisedoi me homologun e tij nga Malajzia, Mahathir Mohamad, në lidhje me vendimin e Indisë për t’i hequr statusin special të Xhamu dhe Kashmir.

“Malajzia i inkurajon të dy fqinjët e afërt të që ri-angazhohen në dialog dhe bisedime me një qëllim që të de-eskalojnë situatën aktuale dhe të gjejnë një zgjidhje miqësore”, thuhet në kumtesë.

Të hënën India me një veprim shokues ndau rajonin e kontestuar që e kontrollon në dy “unione të territoreve” me administrim qendror dhe tërhoqi një ligj i cili u pamundësonte të huajve blerjen e tokës në shtetin e vetëm indian me shumicë muslimane, duke ngritur frikën se kjo është një përpjekje për të ndryshuar përbërjen demografike në rajon.

Shteti në Himalajet me një popullsi pre 12 milionë banorëve që atëherë është vendosur nën një bllokadë të komunikimeve nga qeveria indiane me ndërmprerjen e internetit, telefonave celularë dhe fiksë. Liderët kryesorë të Kashmirit gjithashtu janë vendosur në arrest shtëpiak.

Khan, shteti i të cilit po ashtu kontrollon një pjesë të Kashmirit, të martën bisedoi me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me këtë çështje, i cili premtoi të luajë rolin e tij në zbutjen e tensioneve në rritje në rajon.

Pakistani gjithashtu i ka kërkuar OKB-së që të intervenojë dhe ka mbajtur një takim të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Xheda.

Xhamu dhe Kashmir është ndarë nga India dhe Pakistani dhe pretendohet i tëri nga të dyja shtetet.

Që nga ndarja e tyre në vitin 1947, dy shtetet kanë zhvilluar tre luftëra, në vitet 1948, 1965 dhe 1971. Dy prej këtyre luftërave janë zhvilluar shkaku i Kashmirit.

Disa grupe në Xhamu dhe Kashmir kanë luftuar për pavarësi kundër sundimin indian apo për bashkim me Pakistanin fqinj.

Sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut, mijëra njerëz kanë humbur jetën në konfliktin në rajon që nga viti 1989.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit