Akse të bllokuara dhe tokë nën “pushtetin” e ujit, situata në Qarkun e Shkodrës

Mos i humb

Prej disa ditësh vendi ynë është pushtuar nga mot me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.

Si pasojë e këtij moti situata është bërë problematike në disa qytete të vendit, e një prej tyre që është prekur më shumë është Qarku i Shkodrës.

Në këtë qark disa prej akseve rrugore janë ende të pakalueshme për shkak të interneteve dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Po ashtu shumë probleme në këtë qark ka edhe me energjinë elektrike.

Njoftimi:

Ju informojme mbi situaten ne territorin e Qarkut Shkoder:

Sipas informaciinit te DVP, situata ne akset rrugore eshte si me poshte:

1-Aksi Shkoder-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.
2-Aksi Shkoder-Vermosh ka debore po e kalushme me zinxhir
3-Akset rrugore ne Bashkin Puke Fushe arrez pa probleme
4-Aksi rrugor Shkoder-Prekal ka vershim
uji ne rruge por e kalueshme
5-Aksi rrugor Shkoder-Theth e kalueshme ka prani debore levizjet vetem me zinxhire
Vazhdojne reshje shiu dhe debore ne Qarkun Shkoder deri tani pa probleme.
Gjate nates nuk eshte rregjistruar asnje telefonate per ndihme ne Sallen Operative te DVP.

Nga Autoriteti Verior informohemi se ne aksin H.Hotit-Tamare-Vermoh ka renie guresh dhe inertesh ne rruge .
Po punohet per pastrimin e tyre me puntore e mjete.
Ne aksin Boge-Theth nga reshjet e shumta te bores ka patur orteqe bore ne zonen e tuneleve panoramike te cilet kane shkaktuar bllokim te rruges.
Momentalisht eshte e rrezikshme qe te nderhyhet pasi rreshqitjet e bores nga mali jane te vazhdueshme . Akset e tjere nuk kane probleme me qarkullimin.

Ne aksin Tamare -Vermosh, me renien e tempraturave, reshjet e shiut jane krhyer ne reshje bore. Puntoret e manovratoret po punojne per pastrimin e karrexhates nga bore.

Nga OSHE, informohemi se ka Shume probleme te cilat po perpunohen per te bere nje permbledhje , ka pase problem edhe Linja e OST 110 qe furnizon Bushat – Lezhe.
Probleme ka ne Fushe Arrez, Vau Dejes, Rrenc, Dajc e Trush si dhe Zagora me kelmendin

Ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 19.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.85 m me nje rritje prej 23 cm me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.
Njesia Administrative Dajç:
Fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç jane pa energji elektrike.
Pjesa me e madhe e Njesise Administrative Velipoje eshte pa energji elektrike.
Njesia Administrative Ana e Malit:
Siperfaqja e permbytur eshte 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e dates 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetem me mjete te larta.
Fshati Obot eshte pa energji elektike.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Kerkohet nje mjet ushtriet I kalueshmerise se larte ne rrugen e Obotit,se bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Ne bashkine M. Madhe gjate nates ka patur rreshje te vazhdueshme ku si rrjedhoj e reshjeve te rena ka patur futjen e ujit ne 2 banesa ne njad. Kastrat.
Ne njad. Shkrel, Kelmend e Kastrat nuk ka patur energji elektrike.
Akset rrugore jane te kalueshme por ne ato rurale ka prezence te ujit ne disa akse
Ne qafthore ka patur reshje bore por kontraktoret e kane mbajtur te hapur aksin

Ne bashkine Puke qe ne oren 5 .00 te mengjesit te sotem ka reshje te dendura shiu dhe ere, vijon te kete demtime ne rruget auto rurare, shembje rreshqitje dhe prurje dherash, energjia elektrike eshte me nderprerje te herpashershme ne njesite Administrative

Ne Bashkine Vau Dejes Rreshjet e shiut vazhdojne me intensitet te larte ne teritorin e Bashkise Vau-Dejes..Energjia elektrike eshte nderprere ne njesite Hajmel, Vig Mnele,Temal dhe Shllak dhe ne disa fshatra te Njesise Administrative Vau Dejes. Ka pasur rreshqitje dherash dhe guresh,ne rruget rurale, prurje te medha ne perroje.Ura e Gjinajve ne Njesine Vig Mnele vazhdon te jete ne rrezik.

Ne Bashkine Fushe-Arrez, vazhdojnd reshjet e dendura te shiut te shoqeruara me era te fuqishme dhe shterngata. Vazhdoim te kemi probleme me rruget ku ka shkarje gursh dhe dherash dhe rreshqitje te trupi te rruges ne aksin Bardhet-Iballe. Gjithashtu kemi pasur probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra te Njesive Iballe, Fierz, Qafe-Mali dhe Blerim.

Shkarkimet nga Hecet, jane ulur nga 900m3 qe ishin dje ne 500m3.

Prej disa ditësh vendi ynë është pushtuar nga mot me reshje intensive shiu dhe bore në zonat malore.

Si pasojë e këtij moti situata është bërë problematike në disa qytete të vendit, e një prej tyre që është prekur më shumë është Qarku i Shkodrës.

Në këtë disa prej akseve rrugore janë ende të pakalueshme për shkak të interneteve dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Po ashtu shumë probleme në këtë qark ka edhe me energjinë elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit