Si pasojë e reshjeve, Instituti ka thënë se janë shkaktuar rrëshqitje dheu, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Në nëntor të vitit të kaluar, qytetet si Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë përballur me vërshime, pikërisht për shkak të reshjeve të shiut.

Në këto qytete është raportuar për dëme nëpër shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.

Shirat e furishëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.