Zhupa: Renditja në PISA, rezultat i reformave të dështuara në arsim

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se “renditja e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të PISA-s është rezultat i drejtimit në arsim, i reformave të dështuara, i mungesës së vullnetit politik për të çuar paratë tek arsimi”.

Në fjalën e saj në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, pas daljes së rezultateve të testit ndërkombëtar të PISA-s, Zhupa tha se “ky është një raport që zhvesh propagandën dhe zhvesh njëherë e mirë dështimin në sistemin arsimor parauniveristar”.

“Shqipëria fatkeqësisht kishte rënien më të madhe të ndonjë shtetit tjetër në raport dhe rënien me veten e saj që në vitin 2009, ku është rankuar për herë të parë në këtë test ndërkombëtar”, theksoi Zhupa.

Zhupa u shpreh se “PISA vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69 dhe 50 pikë. Renditemi më poshtë se Palestina, Uzbekistani dhe ne kishim rënien më të madhe në krahasim me vendet pjesëmarrëse në PISA”.

Sipas saj, aftësitë e nxënësve janë kthyer mbrapa në vitin 2000 dhe është thelluar analfabetizmi funksional.

“Testi i radhës i PISA-ës është në vitin 2025 dhe ka kryesore ecjen në inovacion. Testimi i fundit i bërë nga vetë institucionet shtetërore është që 94% e mësuesve nuk kanë aftësi digjitale, inovative”, tha Zhupa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit