Ankara, arrestohen 5 pjesëtarë të DEASH-it për përgatitje të sulmit

Mos i humb

Në operacionet e Departamentit të anti-terrorit dhe ekipeve të inteligjencës së Turqisë të kryera në Ankara janë arrestuar 5 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH për shkak të dyshimeve se kanë planifikuar aktivitete gjatë festimit të Vitit të Ri.

Në bazë të njohurive të inteligjencës turke, forcat e sigurisë sot kanë kryer bastisje në dy adresa në qarkun Etimesgut dhe me këtë rast arrestuan një shtetas çeçen, një shtetas irakian dhe tre shtetas sirianë të cilët në Turqi kanë hyrë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollit u gjetën një numër i madh i dokumenteve, përfshirë edhe pasaporta të falsifikuara.

Siç mëson gazetari i AA-së, numri i të burgosurve, në bazë të deklaratave të të arrestuarve, mund të rritet.

Pas operacioneve të reja, numri i të arrestuarve në operacionet kundër DEASH-it të nisura më 29 dhjetor në Ankara është rritur në 42.

Nga ana tjetër, në një operacion të ngjashëm të kryer mëngjesin e sotëm në Stamboll, u arrestuan të paktën 20 të dyshuar për lidhje me udhëheqësit e DEASH-it në Siri dhe Irak.

Ndër të arrestuarit janë 15 shtetas të huaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit