Ivanov: Gjatë vitit 2018 të hapërojmë në rrugën e vërtetë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në urimin e tij tradicional ua uroi vitin e ri 2018 të gjithë qytetarëve duke iu dëshiruar mirëqenie, shëndet, më shumë gëzim dhe më shumë suksese për një të nesërme më të mirë.

Ivanov në urimin e tij ka theksuar se “në vitin që po lëmë pas të gjithë ne u ballafaquam me shumë sfida dhe se atmosfera politike për fat të keq ndikoi negativisht ndaj tërë shoqërisë dhe tek secili prej nesh posaçërisht”.

“Sinqerisht shpresoj se në vitin që vjen do t’i përkushtohemi gjërave të bukura dhe pozitive. Shpresoj se do të mbledhim forcë t’i tejkalojmë ndarjet, t’i lëmë anash paragjykimet, të bashkohemi rreth interesave shtetërore dhe të hapërojmë në rrugën e vërtetë. Të jetojmë në një shoqëri të drejtë, të bazuar në të vërtetën, lirinë dhe paqen”, thekson Ivanov.

Ivanov dëshiron që vitin e ri ta fillojmë me mendime pozitive, besim të fuqishëm dhe me shpresën se mund t’i përmbushim dëshirat tona të sinqerta.

“Në vitin e ri, dëshiroj që më shumë ta duam atdheun tonë të përbashkët Republikën e Maqedonisë dhe secili prej nesh të japë kontribut personal për një shoqëri më të mirë për fëmijët tanë, prindërit, të afërmit, fqinjët dhe miqtë”, ka thënë Ivanov në urimin e tij me rastin e vitit të ri./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit