‘I bëra vetë të gjitha’, piloti tregon si vari qenin e lidhi veten për të kamufluar vrasjen e gruas

Mos i humb

Ditën e djeshme mediat greke bën me dije se një muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin fqinj, 20-vjeçarja Karolina, u vra nga bashkëshorti i saj, piloti Charalambos Anagnostopoulos.

Ndërkaq piloti 32-vjeçar pranoi se i bëri të gjitha vetë dhe se nuk kishte asnjë bashkëpunëtor në krim. Charalambos Anagnostopoulos madje ka bërë të ditur se ka lidhur veten e tij, në mënyrë që të dukej sikur e kishin lidhur ‘grabitësit’, siç kishte deklaruar më herët në polici.

Ai tregoi se nuk kishte planifikuar asgjë dhe se pas asaj që ndodhi, ai u përpoq të mbulonte gjurmët e tij. Madje ai ka varur edhe qenin e tij e më pas ka lidhur veten, që gjithçka të dukej e vërtetë.

Hetuesit grekë kanë pasur prej kohësh dyshimet se piloti 32-vjeçar është autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Caroline në shtëpinë e tyre. Newsbomb.gr shkruan se ai kishte dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me mënyrën si u futën grabitësit në shtëpinë e tyre dhe karakteristikat e dhëna për autorët e dyshuar të grabitjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit