Arrestohen 3 të rinj në Vlorë, grabitën një banesë

Mos i humb

VLORE- 3 persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për grabitje. Sipas policisë, tre të arrestuarit, të moshave 18, 22 dhe 23 vjeç, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu çifte.

Tre të rinjtë do të përballen tashme me veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasve: R. P., 22 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” dhe B. Z.,18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; P. M.,23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Posedimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit