Arrestohet në Tiranë djali i kryebashkiakut të Bulqizës, kontrolli në rrugë i zbuloi …

Mos i humb

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Enio Alla, i cili rezulton të jetë djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Sipas uniformave blu, i riu është arrestuar në rrugën “Jysyf Vironi”, pasi është kapur me drogë.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën “Jusuf Vironi”, Tiranë, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “SHIGJETA 2”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ështe ushtruar kontroll ndaj shtetasit E. A., gjatë të cilit, iu gjet një sasi prej 5.2 gr. lëndë e dyshuar narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit