Autobusi bie në greminë në Peru, humbin jetën 27 punëtorë të një miniere

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peru ku 27 punëtorë të një miniere humbën jetën. Mësohet se autobusi me të cilin po udhëtonin ra rreth 200 metra poshtë një lugine në orët e para të mëngjesit.

“Për fat të keq, ne jemi duke vajtuar vdekjen e 27 punëtorëve tanë pasi, autobusi ra në greminë”, tha përfaqësuesja e minierës, në një deklaratë, duke shtuar se 16 të tjerë u plagosën.

Zyra e prokurorit lokal tha se shoferi i autobusit ishte midis të vdekurve.

“Kjo është një zonë shumë e rrezikshme”, tha prokurori Johnny Romero, duke shtuar se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë, se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Aksidentet rrugore janë shumë të zakonshme në Peru, për shkak të zhvillimit të shpejtësisë, kushteve të këqija të rrugës, mungesës së sinjalistikës dhe kontrolleve nga autoritetet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit